Vendimi i kryeministrit britanik Boris Johnson për të pezulluar Parlamentin ka zemëruar kundërshtarët e tij.
Ky vendim siç shkruan “BBC“, ndezi protesta në të gjithë vendin ndërsa nisi edhe një peticion i cili arriti më shumë se një milion nënshkrime brenda ditës.
Sipas qeverisë, pezullimi pesë-javor në shtator dhe tetor është kohë e mjaftueshme për të debatuar për Brexit. Por kundërshtarët e Johnson mendojnë se kjo kohë është e pamjaftueshme për të arritur në një marrëveshje për Brexit.
Një sondazh i realizuar nga “YouGov” të mërkurën sugjeron se 47% e të rriturve britanikë mendojnë se vendimi ishte i papranueshëm, me 27% që e konsiderojnë të pranueshëm vendimin e tij. 27% mendojnë se vendimi për pezullimin e Parlamentit është i pasigurt.
Por nga ana tjetër sondazhi nxorri se pezullimi përkrahej nga 51% e njerëzve që votuan për t’u larguar nga BE-ja dhe 52% të votuesve konservatorë e miratuan gjithashtu këtë veprim.