Vendosni fjalën kyçe....

10 këngëtaret më të paguara në botë, Taylor Swift kryeson listën me 185 milion dollarë


Taylor Swift është këngëtarja më e paguar në botë me fitime që arrijnë 185 milionë dollarë, vetëm në vitin 2019.

Revista Forbes shkruan se një pjesë e madhe e pasurisë së saj erdhi nga turneu i saj “Reputation”, i cili arriti të grumbullonte në total 266 milion dollarë, duke vendosur rekord në Amerikë.

Artistja 29-vjeçare la Beyonce në vend të dytë me 81 milion dollarë, dhe Rihanna zuri vendin e tretë me 62 milion dollarë. Me daljen në treg të albumit të saj të fundit “Lover” javën e kaluar, Swift mbizotëroi botën e muzikës duke u renditur e para në top listat.

Swift mori 10 nominime në MTV Video Music Awards në vitin 2019 dhe fitoi dy prej tyre – “Video Of the Year” dhe “Video For Good” për këngën e saj “You Need to Calm Down”.

Këngëtaret më të paguara të 2019-ës:

  1. Shakira: $35 million
  1. Celine Dion: $37.5 million
  1. Lady Gaga: $39.5 million
  1. Jennifer Lopez: $43 million
  1. Ariana Grande: $48 million
  1. P!nk: $57 million
  1. Katy Perry: $57.5 million
  1. Rihanna: $62 million
  1. Beyoncé: $81 million
  1. Taylor Swift: $185 million

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *