Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar tenderat sekretë të bërë gjatë qeverisjes së kryeministrit Rama.
Berisha shkruan se nën qeverisjen e Ramës, tenderat sekretë janë 10 fishuar dhe përfituesit e tyre janë Rama, baxhanaku i tij, Engjëll Agaçi, Sonila Qato, Belinda Balluku e të tjerë ministra e zyrtarë të lartë.
“Fajin per fshehjen e vjedhjeve e ka roja e ministrise!
Ndrikull Reformato, ne nje akt kriminal fsheh dosjet e vjedhjeve te saj me koncesionet.
Miq, per te fshehur vjedhjet e saj klamoroze, ndrikull Reformato bllokon ne menyre antiligjore dhenien e dokumentave te koncesioneve qe ka firmosur.
Fshehja e dokumentave te tenderave dhe koncesioneve per te fsheur vjedhjet me urdher te Edvin Hajdutit eshte bere nje norme e zeze per hajnat e narkoqeverise.
Miq, nje hetim i gazetareve te BIRN ka zbuluar vjedhjet klamoroze te dhjetra miliarda lekeve nepermjet qindra kontratave sekrete te firmosura ne narkoshtetin, apo shtetin e mafies se droges te Edvin Kristaq Mafise
Nder perfituesit kryesor eshte baxhanaku i Edvin Kristaq Mafise, Franko Mafia, i cili ben para per familjen, por edhe Don Agaçio dhe banda e tyre, ndrikull Sonila Hajnia, ndrikull Reformato, ndrikullat Mirlinda Kaçanai dhe ndrikulla sherbimeve qeveritare. Por duart e pista ne kete afere i ka futur direkt edhe Edvin Hajduti!
Ky studim tregon se ne vitet 2008-2013 qeveria dhe entet e saj kane firmosur 236 tendera sekretet. Por,
-nga vetem 20 tendera sekret qe u firmosen te gjitha ne perputhje me ligjin ne periudhen 2008-2013, numri i tyre
– u 10-fishua ne periudhen 2013-2018. Ne kete periudhe u bene
– 216 tendera me procedure sekrete, mbi 92% e tyre ne shkelje flagrante te plote te ligjeve. Pra ato u bene pa gare, me zarfe ne dore dhe jashte sistemit elektronik te prokurimeve publike.
Ky studim tregon se te 20 kontratat sekrete te firmosura viteve 2008- 2013 ju perkisnin ashtu siç parashikon ligji, te gjitha vetem institucioneve te sigurise, konkretisht:
⁃ 8 i përkasin Prokurorisë së Përgjithshme,
⁃ 10 i përkasin Shërbimit Informativ dhe
– 2 i perkisnin Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit.
Kurse kontratat sekrete te viteve 2013 ju perkisnin:
⁃ 46 i perkasin AKSH ne te cilat burri i motres se Linda Bashes, Franko Mafia ben kerdine.
-26 i perkasin drejtorise te sherbimeve qeveritare qe kujdeset direkt per Edvin Kristaq Mafine
2- kontrata sekrete i perkasin direkt zyres se kryekreut Evin Kristaq Hajnit. Kontratat sekrete te zyres se Edvin Hajdutit dhe Don Djall Agaçios lidhen me kompaninë AD – Star dhe Këshilli i Ministrave ka bërë një pagesë prej 56 milionë lekësh më 18 dhjetor 2018.
AD – Star është një kompani ndërtimi me seli qendrore në Këlcyrë. Duke qenë se kontrata është sekret, nuk është e mundur të mësohet se çfarë procedure tenderimi është ndjekur për realizimin e kësaj kontrate dhe se çfarë punimesh janë bërë.
-Zero kontrata sekrete jane firmosur gjate viteve 2008 -2013 nga drejtoria e sherbimeve qeveritare, zyra e kryeministrit dhe nga AKSH.
Por kontratet sekrete, kofidenciale ka firmosur,
Autoriteti Rugor i vendit. Vetem ne dhjetorin qe kaloi studimi gjen se Autoriteti Rrugor Shqiptar bazuar ne kontrata konfidenciale ka bere pagesa per ndërtim rrugësh që variojnë nga 1 milion deri në 15 milionë euro ndaj kompanive të ndërtimit “2 T”, “Agbes”, “Alb Star”, “C O B I A L”, “Euroteorema”, “Geci Albavia” dhe “Gjikuria”.
Zero kontrata sekrete jane firmosur gjate viteve 2008-2013 nga ARRSH. Mirepo jo vetem kaq, ndrikull Sonila Hajnia, ne nje akt tipik per narkoshtetin per te mbuluar vjedhjen klamoroze me tenderat sekrete te ARRSH, refuzon e tmerruar nga pislleqet e kontratave ti jape BIRNI-it ato edhe pasi urdherohet e madje edhe gjobitet nga Komisioneri per te Drejten e Informimit, sikur dhjetra e dhjetra milione euro te paguara nga parate e takspaguesve ti kishte nxjerre nga kuleta e saj apo urdherdhenesit te saj, Edvin Kristaq Mafia.
Lexoni ketu me poshte mesazhin e gazetarit investigativ. sb
Pershendetje, jam nje gazetare e pavarur e cila do te punoje nje artikull lidhur me tenderat dhe konçensionet e miratuara nga Ministria e Infrastruktures kete vit. Ne kuader te trasparences qe kjo qeveri i ka bere aq shume reklame, u drejtova te ministria per informacion.
Po ne te vertete nuk ka aspak trasparence po vetem fshehje te matrapazllikut. Ata thjesht sa te sjellin verdalle duke e pasuar topin sa te njeri sa te tjetri dhe me ne fund, fajtor per mos dhenien e informacionit ne kuader te trasparences, eshte rroja te dera e ministrise.” – shkruan Berisha.