Vendosni fjalën kyçe....

Basha nxjerr shifrat: Sa kushton zyra e Ramës, miliona euro shpenzime për avion


Përmes një video të publikuar në “Facebook”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha denoncon varfërinë në vend.

Kryedemokrati thotë se shqiptarët janë të varfër për shkak se po vidhen nga qeveria. Basha akuzon kryeministrin Edi Rama për vjedhjen e miliarda eurove, duke abuzuar dhe shpërdoruar detyrën e tij. 

“Shqiptarët janë sot të varfër sepse janë të vjedhur.

Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive vijnë nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht klientësh.

Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjehstë dhe të pambrojtur.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks, ndërsa shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën e përditshme.”, shkruan Basha.

Në videon e kryedemokratit, thuhet se në 6 vite, qeveria e Edi Ramës ka shpenzuar 32.5 milionë euro për bileta avioni.

“Në 6 vite, qeveria e Edi Ramës ka shpenzuar 32.5 milionë euro për bileta avioni. Rama është një hajdut, që jeton mes luksit me para publike. Zyra e tij kushton 5.5 milionë euro”, thuhet në video-mesazh.

Sipas kryetarit të PD-së, çdo gjë që Rama ka premtuar ka qenë mashtrim ndaj bën thirrje për largimin e tij.

“Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës.

Edi Rama është artist i mashtrimit. 
Çdo gjë që ka premtuar, cdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.

Që të çlirojmë ekonominë dhe të hapim vende pune e mundësi për çdo shqiptar, duhet të largojmë Hajdutin Psiqik dhe bandën e tij grabitqare.”, shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *