Vendosni fjalën kyçe....

“Dimri s’do t’ju zërë në tenda”, a do e mbajë kësaj radhe premtimin Edi Rama?


Rreth 200 banesa mbetën të dëmtuara pas tërmeteve që goditën Korçën në fillim të muajit qershor.

Sot kryeministri Edi Rama, vizitoi banorët e mbetur pa shtëpi të cilëve u premtoi se dimri nuk do t’i gjejë asnjë familje në tenda emergjencash, por të akomoduar në shtëpitë e tyre.

 “Objektivi është që para dimrit të mos ketë njeri më në tenda. Dimri dhe i ftohti të mos i zërë nëpër tenda. Në fakt kemi krijuar dy fonde: një fond të bashkive të tjera të vendit dhe një fond nga fondi i fushatës së PS-së, por  ka edhe përgjegjësi sociale nga ana e kompanive. Është krijuar një fond kompleks”, tha Rama. Premtimin Rama e bën në minutën 02:40 në videon e mëposhtme.

Tani mbetet vetëm të presim nëse Rama do e mbajë fjalën, pasi dimri po afron. Kjo nuk do ishte hera e parë që kryeministri Edi Rama nuk mban fjalën e dhënë.

Të gjithë e kemi parë kur u premtonte para zgjedhjeve banorëve të Astirit legalizimin e banesave dhe sot kërkon t’i shembë në kuadër të projektit të Unazës së Madhe, madje pa asnjë dëmshpërblim me arsyetimin se i kanë pa legalizuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *