Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka filluar një sulm të ashpër ndaj Islandës, duke thënë se shpreson që njerëzit “që hanë akull” të “ngrijnë në kohë”. Madje i quajti hipokrikë islandezët që kritikojnë luftën e tij kundër drogës, por lejojnë abortin.
“Islanda lejon therjen e fetusit brenda barkut të nënës deri në 6 muajsh”, tha ai gjatë një fjalimi të martën në mbrëmje, shkruan “RT“.
“Islanda nuk ha asgjë përveç akullit. Të bardhët me të vërtetë nuk kanë turp dhe megjithatë më mësojnë mua se çfarë të bëj. ”, janë fjalët e Dutertes.
Në korrik, Islanda propozoi një rezolutë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, për të përgatitur një raport mbi viktimat e luftës së vazhdueshme të Dutertes kundër drogës, të kritikuar aq shumë nga grupet e të drejtave civile për vrasjet jashtëgjyqësore.
“Më vjen shumë keq për ju, sa jeni të ngrirë në akull përgjithmonë. Shpresoj të ngrini në kohë. “, shtoi Duterte.
Ai u shpreh që si një vend me nivele të ulëta të krimit, Islanda nuk mund ta kuptonte nevojën për një qasje kaq të përgjakshme ndaj drejtësisë penale.
Shefi i të drejtave në Kombet e Bashkuara, Michelle Bachelet miratoi rezolutën e cila mbështetet nga 18 prej 47 vendeve anëtare, dhe tani do të përgatisë një raport gjithëpërfshirës për vrasjet.
Islanda u bë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut vitin e kaluar, duke mbushur pozicionin e lënë të lirë nga SHBA.