Vendosni fjalën kyçe....

E pyesin për pensionin, Ronaldo: Ata që s’më duan do më shohin prapë këtu


Ndërkohë që gazetarët e pyesnin për pensionin, Christiano Ronaldo paralajmëroi se mund ta zgjaste karrierën e tij vetëm për inat të atyre që mezi presin ta shohin jashtë futbollit.

Pesë herë fitues, Ronaldo ndodhej në shortin e fazës së grupeve të UEFA Champions League 2019/20 në Monte Carlo të enjten, kur gazetarët nisën ta pyesnin se kur do dilte në pension.

Siç shkruan “RT“, një prezantuese iu lut me shaka Ronaldos të tërhiqej në të njëjtën kohë si Messi, në mënyrë që të zgjaste jo vetëm rivalitetin e tyre, por të sigurojë argëtim shtesë për tifozët e futbollit në të gjithë botën.

34-vjeçari pohoi se Messi është dy vjet më i ri se ai dhe për këtë arsye vendimi mund të varet nga ai, pastaj u përgjigj seriozisht:“Njerëzit që nuk më pëlqejnë do të më shohin këtu” . Duke lënë të kuptohet se dëshiron që ata që nuk e pëlqejnë ta shohin përsëri në shortet e mëtejshme të Champions.

Ronaldo ishte i vetmi nga treshja që pretendonte trofeun e “Lojtarit të Vitit”, të cilin e mori Virgil van Dijk.

Messi nga ana tjetër mori në shtëpi çmimin “Sulmuesi i Vitit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *