Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, i ka kërkuar Kosovës që të heqë taksën ndaj mallrave serbe, që është vendosur si kusht nga pala serbe për rifillimin e dialogut.
Ai e bëri kërkesën në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian me ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Finlandë.
Hahn theksoi se arritja e marrëveshjes mes dy vendeve është kyçe për dy vendet në fjalë, rajonin e mbarë kontinentin.
“Vendimtare është tërheqja e tarfiave meqë janë në kundërshtim me frymën e Unionit. Kur bëhet fjalë për tregun unik atëherë aty nuk ka tarifa, as dogana. Kjo duhet të rregullohet.” – është shprehur ai.
Ndërkohë ai i bëri thirrje Serbisë që të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës në botë.