Vendosni fjalën kyçe....

Kan rikthehet në shtëpi, zëvendëson legjendën Rumenige te Bajerni i Mynihut


Ish-portieri legjendar i Bajernit të Mynihut, Oliver Kan, është rikthyer në shtëpi. Ish-kapiteni është emëruar president i klubit gjerman.

Kan ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare që hyn në fuqi më 1 janar 2020 duke zëvendësuar një tjetër legjendë bavareze siç është Rumenige. Kan ka qenë zgjedhja e Uli Hënesit për këtë pozicion.

“Ai ka qenë për vite me radhë kapiten i Bajernit dhe kombëtares, ka fituar gjithçka mund të fitohet dhe ka treguar për herë vullnet dhe sakrificë të lartë.” – tha Hënes.

Vetë Kan u shpreh tejet i kënaqur për këtë pozicion duke e quajtur një nder të madh që po i bëhej duke shtuar se ndihej shumë i lidhur me klubin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *