Shkencëtarët kanë krijuar një robot të shkathët që mund të ndërtojë një karrige IKEA në më pak se 9 minuta.
Roboti, i cili me sukses krijoi një karrige IKEA në mënyrë autonome dhe pa ndërprerje, u zhvillua nga shkencëtarët në Universitetin Teknologjik Nanyang në Singapor.
Para mbledhjes së pjesës së mobiljeve, roboti kaloi më pak se 11.30 minuta duke planifikuar detyrën, dhe përdori vetëm tre sekonda për të gjetur pjesët. Pas kësaj nevojiten vetëm tetë minuta 55 sekonda për të përfunduar punën.