Vendosni fjalën kyçe....

Një shqiptare merr drejtimin e Komunës së dytë më me rëndësi në Suedi


Blerta Hoti me origjinë nga Kosova është zgjedhur kryetare e komunës së Gotenborgut në Suedi, komuna e dytë më e madhe.

Hoti ka qenë më parë azilkërkuese në shtetin suedez ku është integruar më së miri, ajo është bërë pjesë e partisë Social Demokrate në Suedi, dhe tani në moshën 33-vjeçare ka marrë drejtimin e Komunës. Ajo thotë se ndihet e nderuar dhe e vlerësuar për fitoren dhe falenderon të gjithë qytetarët që i dhanë votën dhe besimin e tyre.

Ajo shkruan në Facebook se do të përqendrohet në rishpërndarjen më të drejtë të të ardhurave. “Nga rritja ekonomike duhet të përfitojmë të gjithë”, shkruan ajo.

Pika e dytë më e rëndësishme në agjendën e saj është ndryshimi klimatik, sfidë të cilën kërkon ta shohë me prioritet.

Shqiptarja shprehet se pret që të ketë marrëdhënie të mira dhe me partitë e tjera.

“Drejtimi i ri Social Demokratik i Goteborgut është një ekip i fortë dhe mezi pres të jem pjesë e tij. Unë gjithashtu besoj se Gothenburg ka nevojë për bashkëpunim të mirë përtej kufijve partiakë, dhe pres një dialog konstruktiv dhe marrëdhënie të mira me palët e tjera.

Por një gjë duhet ta kenë të qartë: Ne socialdemokratët vendosim mirëqenien në radhë të parë.”, shkruan Hoti.

Blerta Hoti është edhe këshilltare politike në Parlamentin Europian prej vitit 2015. Sëbashku me Alba Kokalarin janë dy shembuj suksesi në Suedi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *