Vendosni fjalën kyçe....

Nxori sekretet e familjes së presidentit, largohet nga detyra asistentja e Trump


Madeleine Westerhout, një nga asistentet personale të Presidentit Trump, e cila ka qenë pjesë e administratës që nga koha kur Trump mori detyrën, dha dorëheqjen të enjten.

Kjo vjen pak pas raportimeve se ajo kishte shpërndarë te reporterët informacione private për presidentin.

Siç shkruan “FoxNews”, Westerhout dyshohet se ka ndarë detaje intime në lidhje me familjen dhe jetën e presidentit gjatë një darke “off rekord” me reporterët kur Trump ishte me pushime.

Tavolina e saj ishte jashtë Zyrës Ovale dhe ajo shpesh shihej përkrah Trump.

Politico njoftoi se disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë ishin lodhur prej Ëesterhout pasi ajo u përpoq të zgjeronte rolin e saj nga asistente personale për t’u përfshirë në detyrat që lidheshin me udhëtimet në vende të huaja dhe të tjera.

Westerhout u bashkua me ekipin e Trump gjatë fushatës së vitit 2016. Largimi i saj shton listën në rritje të personelit dhe zyrtarëve të tjerë të administratës Trump që kanë ardhur e ikur.

Më shumë se 60 përqind e atyre me titullin ndihmës të presidentit janë larguar brenda 18 muajve të parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *