Vendosni fjalën kyçe....

Përveç Virgil Van Djik, cilët janë fituesit e tjerë të çmimeve të Champions League


Virgil van Dijk ishte fituesi i çmimit më kryesor nga çmimet e UEFA-s, pasi u shpall “Lojtari i Vitit” duke mundur Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Ai fitoi gjithashtu çmimin si “mbrojtësi më i mirë” i sezonit të Ligës së Kampionëve 2018/19, ndërsa shoku i tij i skuadrës Reds Alisson fitoi çmimin “Portieri  më i mirë i Sezonit”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për Ligën e Kampionëve u mbajt në Monaco këtë pasdite, me elitën e futbollit evropian të pranishme. Ata mësuan dhe kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve për turneun e këtij viti.

ÇMIMET E TJERA:

PORTIERI I VITIT – Alison Beker. Braziliani, me pritjet e tij, ishte një shtyllë e rëndësishme për ekipin e Klop, që në fund triumfoi në finalen e madhe ndaj Totenhemit.

MBROJTËSI I VITIT – Virgil Van Dajk ishte gjithashtu një element kyç në arritjen e triumfimit të të kuqve në ngritjen e trofeut.

MESFUSHORI I VITIT – Ky çmim shkoi për talentin e Ajaksit, që tashmë është pjesë e Barcelonës, Frenki De Jong.

SULMUESI I VITIT – “Sulmuesi më i mirë i vitit” u shpall Lionel Mesi. Argjentinasi u nderua për paraqitjet dhe golat e tij me Barcelonën në edicionin e shkuar, edhe pse në fund nuk arriti që të fitojë Ligën e Kampioneve.

FUTBOLLISTJA E VITIT – Lojtarja më e mirë e vitit në Champions League, u shpall anglezja Lucy Bronz. Ajo u vlerësua për lojën e saj me ekipin e Lionit në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

FUTBOLLISTI I VITIT – Çmimi për lojtarin më të mirë të vitit, shkoi për Virgil Van Dajk. Holandezi, që u shpall gjithashtu edhe “Mbrojtësi i Vitit”, u nderua edhe me këtë vlerësim, si lojtari më i mirë gjatë sezonin të shkuar në Champions, për paraqitjet e tij mbresëlënëse me ekipin e Jyrgen Klop.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *