Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset mësuesi i fizkulturës në Vlorë, i dënuar me 8 vjet burg për vrasje me paramendim


Një person ka mbetur i plagosur në Vlorë.

36-vjeçari Eljus Thartori është plagosur në rrethana misterioze.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Centrale të qytetit bregdetar ndërsa Thartori punon si mësues fizkulture në Vlorëdhe ka qenë i dënuar me 8 vite burg për vrasje me paramendim e armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë ai është plagosur me armë zjarri, ndërsa priten ende hollësi të tjera.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:23, në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi E.Th., 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 36 vjeçari ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen “10 Korriku” dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se  është plagosur me armë zjarri . Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *