Vendosni fjalën kyçe....

Pompeo emëron Matthew Palmer, si Përfaqësuesin e tij Special për Ballkanin Perëndimor


Sekretari i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin, Matthew Palmer, si Përfaqësuesin e tij Special për Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë rol, Palmer do të drejtojë përpjekjet tona për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe të përqëndrohet në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore”, thuhet në deklaratën zyrtare të Departamentit të Shtetit.

Më tej në deklaratë theksohet se Palmer do të udhëtojë për në Slloveni duke filluar nga 1 shtator për të marrë pjesë në Forumin Strategjik Bled.

Ai gjithashtu do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin e Drejtorëve të Quint Ballkanit në Bruksel dhe do të marrë pjesë në takime në Vjenë dhe Podgorica, 4-10 shtator.

Përveç shërbimit si Përfaqësues Special i Sekretarëve, Palmer do të vazhdojë të shërbejë si Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, një pozicion që ai ka mbajtur që nga viti 2018. Më parë, ai ishte Drejtor i Zyrës së Evropës Qendrore të Jugut.

Linku i njotimit zyrtar: https://www.state.gov/matthew-palmers-appointment-as-special-representative-for-the-western-balkans/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *