Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria i merr shenjat e gishtërinjve Agim Kajmakut


Prokuroria ka marrë gjurmët e gishtërinjve të kandidatit të PS-së për bashkinë e Vorës Agim Kajmaku.

Deri më tani janë administruar të gjitha provat e nevojshme për verifikimin e akuzave ndajKajmakut, si dokumentacioni i publikuar nga PD dhe gjurmët e gishtërinjve.

Organi i akuzës tanimë është në pritje të letërporosisë nga autoritetet greke.

Partia Demokratike e ka akuzuar të zgjedhurin e socialistëve për bashkinë e Vorës, Agim Kajmakun, se është arrestuar në vitin 2003 në Greqi kur mbante emrin Jorgo Toto.

Sipas PD-së, Toto ishte arrestuar me akuzën e falsifikimit të parave. Por ai u arratis nga Greqia ku kërkohet ende, ndryshoi emrin në Shqipëri dhe u bë një biznesmen i suksesshëm. PD ka publikuar edhe të dhëna nga sistemi TIMS, ku tregohet foto e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën është arrestuar dhe një tjetër po nga sistemi TIMS që tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku, nga ku del në përfundimin se janë i njëjti person. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *