Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Korçë.
Plumbat janë derdhur ndaj një shtëpi private por famirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Dyshohet se banesa ndaj së cilës është qëlluar i përket Juxhin Kullës, një personi me pecedentë të mëparshëm në fushën e narkotikëve e dyshohet se ngjarja e sotme ka të bëjë me të shkuarën e Kullës.
Më herët një ngjarje e rëndë ndodhi në Vlorë ku i plagosur mbeti një mësues fizkulture ndërsa nuk janë zbardhur ende shkaqet e ngjarjesdhe as autorët e saj.
Njoftimi i policisë
Më datë 30.08.2019, rreth orës 21:15, në lagjen nr.3, në afërsi të Depos së Ujit, është qëlluar me armë zjarri, dyshohet në drejtim të një banese, pa shkaktuar dëme në njerëz.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.