Vendosni fjalën kyçe....

Tërbohet rinoceronti, merr përpara makinën e kujdestarit të Kopshtit Zoologjik (Video)


Ky është momenti i frikshëm kur një rinoceront i tërbuar sulmoi një rojtare të kafshëve në makinën e saj në një park safari gjerman, duke bërë që mjeti të rrotullohej tre herë para se të ndalej.

Sulmi tronditës ndodhi në Parkun Serengeti në Hodenhagen, një komunë në shtetin gjerman të Saksonisë së Ulët dhe u filmua nga një vizitor.

Rinoceronti me emrin Kusini, 30 vjeç, përplasi brirët dhe trupin e tij ndaj makinës së kujdestares së kafshëve përpara se ta rrokulliste ndërsa ajo ishte akoma brenda automjetit.

Megjithë sulmin e tmerrshëm, ajo nuk pësoi dëmtime të mëdha por vetëm disa mavijosje., kurse mjeti u dëmtua rëndë.

Fabrizio Sepe, menaxheri i Parkut Serengeti, tha se është ende e paqartë pse Kusini ishte zemëruar kaq shumë.

Ai ka jetuar në park për 18 muajt e fundit ndërsa shtoi se nuk paraqet asnjë rrezik për vizitorët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *