Vendosni fjalën kyçe....

Thyhet memoriali turk tek Parku i Liqenit (FOTO)


Si ishte memoriali:

Para një muaji, Bashkia e Tiranës ngriti një memorial në nderim të ushtarëve të vrarë turq gjatë atentatit për grusht shtet në vitin 2015, por sot ky memorial është thyer.

Mësohet se rreth orës 06:00, një i ri e ka thyer memorialin e ngritur tek Parku i Liqenit me një levë. Memoriali ka pësuar dëme të shumta pasi një pjesë e tij ka rënë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të të riut që dëmtoi objektin.

“Në orët e para të mëngjesit, tek parku i Liqenit të Thatë, një person ende i paidentifikuar ka dëmtuar me sende të forta një pjesë të një memoriali. Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se monumenti turk u ngrit në datën 15 korrik, në 3-vjetorin e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi duke ngjallur debate në vend.

Si është sot:

Si është sot:

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *