Disa turistë e kanë gjetur veten në mes të shpërthimit të një vullkani në Itali. Më 28 gusht pati një shpërthim të fuqishëm vullkanik në ishullin italian të Strombolit, ku qielli u mbush me shtëllunga tymi për shkak të vullkanit.
Sikurse shkruan gazeta “Telegraph“, turistët e frikësuar panë shpërthimin dhe lavën që nisi të rridhte poshtë anëve të vullkanit, një nga më aktivët në botë.
Avionë me ujë u vendosën në ishull, duke përdorur ujin e detit për të shuar zjarret anës malit dhe për të shmangur lëndimin e turistëve.
Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar. Nuk ka raportime për lëndime. Pamjet në video tregojnë një varkë me italianë në bord, të cilët largohen nga ishulli në panik.
Në një varkë tjetër, një familje britanike ndiqte me frikë momentin e shpërthimit.
“Wow, i gjithë mali po dridhet“, thotë një anglez në video.