Vendosni fjalën kyçe....

15 mijë paundë britanikë për të kaluar ilegalisht në Angli, ndalohet i riu shqiptar


Foto ilustruese: shqiptarët që u kapën në kuti kartoni, te të cilat donin të fshiheshin për të kaluar në Britaninë e Madhe

15 mijë paundë britanikë mendohet se do të paguante një i ri shqiptar për të kaluar drejt Britanisë së Madhe. Por i gjithë plani është bllokuar nga efektivët e policisë, të cilët kanë arrestuar 2 persona dhe 1 e kanë shpallur në kërkim.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “LUTTON”, në kuadër të të cilit u bë  arrestimi i shtetasve:

V.L., 52 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras, Kurbin;

H.N., 19 vjeç, lindur dhe banues ne Burrel, Mat;

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi V. L., rezident në Itali, pasi kishte siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër, ka ardhur në Shqipëri dhe ka pajisur me këto dokumente shtetasin H. N.

Pas pasjisjes me këto dokumente, shtetasi V. L. do ta shoqëronte shtetasin H. N. nga aeroporti i Rinasit, transit drejt aeroportit të Venecias me destinacion final në aeroportin e Luttonit, në Mbretërinë e Bashkuar, kundrejt përfitimit 15 000 paund britanikë.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.L., i dyshuar si bashkëpuntor  në këtë vepër penale.”, përshkruan skemën policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *