Hollësi të tjera nga përlasja në Fier, në spitalin e të cilit mbetën të plagosur 3 persona. 2 nga të plagosurit janë identifikuar si 33-vjeçari Gentjan Zhapa dhe babai i tij.
Ky i fundit kishte shkuar në spital për të vizituar të birin e plagosur por është qëlluar me armë zjarri nga autori i dyshuar, që i rrëmbeu armën nga brezi efektivit të policisë.
Sherri mes dy palëve kishte nisur më herët në Levan ku dy persona u plagosën me sende të forta. Më pas persona të tjerë i kanë ndjekur të plagosurit dhe personat që i shoqëronin deri në spitalin e Fierit.
Njëri nga autorët e dyshuar të plagosjes, pas sherrit fizik me grupin tjetër i ka rrëmbyer armën e shërbimit një efektivi policie dhe ka hapur zjarr duke plagosur 3 persona.
2 nga autorët e dyshuar janë ndaluar nga policia kurse një i tretë është shpallur në kërkim.
Spitali i Fierit është blinduar nga forca të shumta policie dhe ato RENEA. Drejtoresha e spitalit nga ana e saj ka deklaruar se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e duhur.
5 persona mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në Fier, 3 prej të cilëve u qëlluan brenda spitalit me një armë zjarri që iu rrëmbye një efektivi policie nga brezi.