Sulmet e peshkaqenëve ndaj njerëzve ndodhin në jo pak zona të botës.
Por një kompani ka menduar t’u vijë në ndihmë pushuesve të ndryshëm e zhytësve duke shpikur një pajisje.
‘eSPEAR’ është një pajisje që mban larg peshkaqenët nga sërfistët, zhytësit e pushuesit.
Por si funksionon kjo pajisje?
Me tu hapur ajo nxjerr një pjesëz dhe elektrodat e saj krijojnë një fushë elektrike që i largon peshkaqenët.
Kompania ‘Ocean Gardian’ që e ka prodhuar thotë se eSPEAR nuk i dëmton speciet detare dhe mbron jetën e njerëzve.