Vendosni fjalën kyçe....

Lindin ‘Helmetat e Verdha’, protestuesit në Hong Kong përplasje të ashpra me policinë (Video)


Trazirat e vazhdueshme në Hong Kong u përshkallëzuan të shtunën kur protestuesit në zonën autonome prej 7.4 milion banorësh hodhën kokteje Molotov dhe tulla ndaj policisë, që u pëgjigj me makinat me ujë dhe gaz lotsjellës.

Protestues të shumtë, disa të veshur me rroba të zeza e helmeta të verdha, u derdhën në rrugët e Hong Kongut të shtunën, duke nisur fundjavën e 13-të radhazi të trazirave kundër qeverisë.

Situata u bë më e dhunshme pasi demonstruesit u përfshinë në përleshje me policinë, duke e sulmuar atë me bomba benzine në rrugët kryesore.

Policia përdori granatat me gaz dhe topat e ujit për të shpërndarë turmat e tërbuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *