Tirana ka marrë një fitore të rëndësishme në Shkodër por ekipi ka pasur jo pak peripeci për të dalë nga qyteti.
Autobusi i tyre është qëlluar me gurë nga tifozët shkodranë.
Një pjesë e xhamave të autobusit janë thyer duke rrezikuar seriozisht shëndetin e lojtarëve dhe stafit të ekipit.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia që po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që nuk është vendosur ende nëse lojtarët e Tiranës do udhëtojnë sonte drejt kryeqytetit.