Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja me 5 të plagosur në Fier, autori i rrëmbeu armën policit dhe qëlloi brenda spitalit


Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në Fier mbrëmjen e sotme. Një person i armatosur është futur brenda mjediseve të spitalit të këtij qyteti dhe ka hapur zjarr duke plagosur 2 persona.

Mësohet se fillimisht ka pasur një përplasje mes dy grupeve në Levan. Më pas njëri prej tyre i ka ndjekur anëtarët e grupit me të cilin kishte përplasje duke i qëlluar brenda spitalit.

Sipas drejtorit të policisë së Fierit, Andrea Marko, autori i dyshuar i ka marrë armën një efektivi dhe ka qëlluar ndaj 2 personave të tjerë.

“Personat që kanë qenë pjesë e sherrit janë identifikuar. I ka marrë armën policit dhe ka qëlluar ndaj dy personave që kanë pasur konflikt më parë. Janë shoqëruar në polici dy persona dhe po punohet për kapjen e dy të tjerëve. Kjo ngjarje po hetohet.”  ka deklaruar Marko

Më herët në spital kishin ardhur 2 persona të cilët ishin plagosur me sende të forta nga përplasja mes dy grupeve në Levan.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën dhe kanë bërë të mundur ndalimin e autorit të dyshuar të plagosjes dhe një person të dytë ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas drejtoreshës së spitalit të Fierit, Nevila Shuke, personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *