Prangoset në Tiranë një i ri, pas kërkimit të tij nga forcat policore. Erind Bicerri, 30 vjeç është dënuar në Itali për përdhunim e rrëmbim. I riu i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua në rrugën “Arkitekt Sinani”.
“Arrestimi i përkohshëm i tij u krye pasi shtetasi E. B. ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Rrëmbim” dhe vepra të tjera.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë punën për ekstradimin e tij drejt Italisë.”, jep detaje policia.