Vendosni fjalën kyçe....

Rojet nuk e ndihmojnë, e burgosura lind e vetme foshnjën në qeli (VIDEO)


Një grua në Denver, Kolorado, ka hedhur në gjyq stafin e sherifit dhe të qytetit, pasi e kanë lënë të lindte vetëm në një qeli burgu pa ndihmë mjekësore.

Diana Sanchez thotë se ajo ishte e detyruar të lindte fëmijën e saj vitin e kaluar “në një stol të ftohtë e të fortë, larg nga tualeti” në burgun e qarkut.

Ajo pretendon se stafi e dinte që ajo ishte në dhimbjet e lindjes me orë të tëra, por e injoroi atë dhe thirrjet e saj për ndihmë.

Për më tepër, kamerat në qelinë e saj konfirmojnë akuzat. “BBC” shkruan se Sanchez solli në jetë djalin, Jordan brenda burgut në Denver County më 31 korrik 2018. Pamjet e publikuara tregojnë nënën duke lindur e vetme fëmijën në qeli rreth orës 10:44, gati 6 orë pasi i tha një roje se i kishin ardhur dhimbjet e lindjes.

Roja, sipas saj, refuzoi ta ndihmonte dhe ujërat i shpërthyen 1 orë pasi e lajmëroi. 26-vjeçarja tha se qëndroi në agoni për orë të tëra pa anestezi dhe askush nuk shkoi për ta ndihmuar.

Një infermiere e kishte ekzaminuar pasi i plasën ujërat, por i siguruan vetëm një jastëk absorbues dhe nuk rekomandoi thirrjen e asnjë ambulance.

Ajo pretendon se në minutat pas lindjes, asnjë nga infermierët e pranishëm nuk e thau apo mbajti ngrohtë fëmijën, nuk i pastroi mukozën nga hunda dhe goja e foshnjës, nuk përdori antibiotikë, as e peshoi e as s’e mati njeri fëmijën.

Vetëm më vonë pas lindjes, nëna dhe foshnja u dërguan në spital. “Ata vunë në rrezik jetën e djalit tim. Kur arrita në spital, më thanë se unë mund të kisha pësuar gjakderdhje deri në vdekje.”, tha ajo.

Sanchez ishte arrestuar dy javë para lindjes së foshnjës me akuzën për vjedhje identiteti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *