Jack Dorsey-t, shefit ekzekutiv të “Twitterit” i hakerojnë adresën. Postime raciste janë hedhur nga piratët e internetit në adresën e tij, ndërsa situatën e ka komentuar për median kompania e tij.
Vjedhja e adresës së tij të “Twitter”-it ndodhi të premten, rreth orës 4 të pasdites, ndërsa ekipit iu desh rreth një orë e gjysmë që ta rimerrte, duke fshirë edhe postimet raciste.
Por çfarë u shkrua aty nga “Chuckling Squad” që pretendoi grabitjen e llogarisë virtuale?
Siç raportojnë mediet ndërkombëtare, njëri prej postimeve thoshte se nazistët gjermanë nuk bënë asgjë gabim.