Mund të jesh duke ecur, me çantën në krahë, por grabitësit janë perfeksionuar aq shumë sa nuk kupton gjë fare.
Kjo është një video e vjedhjes flagrante të një celulari “iPhone XS Max” në mes të Tiranës, grabitësin e dyshuar të të cilës e ka arrestuar policia.
Gjatë operacionit efektivët arrestuan edhe dy të dyshuar të tjerë për vjedhje banesash dhe dyqanesh.
“P. K., 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 18 muaj burg për vepren penale “Vjedhja”.
E. R., 34 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh.
R.M., 25 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë.
Shtetasi P.K., në rrugën “Myslym Shyri”, i ka vjedhur një shtetasje, nga çanta e krahut, celularin iPhone XS Max. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i vjedhur nga 37-vjeçari. Po ky shtetas dyshohet edhe për vjedhje të tjera, të kryera në këtë formë dhe vijon puna për dokumentimin e tyre.
Ndërsa shtetasit E.R dhe R.M në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur çelësin e banesës së shtetases L.A, kanë vjedhur në kohë të ndryshme, gjatë muajit korrik dhe gusht të këtij viti lekë, euro, bizhuteri, celularë, një kartë bankomati në emër të shtetases L. A., me anë të së cilës kanë kryer tërheqje lekësh në bankomat nga llogaria e kësaj shtetaseje.
Shtetasit E.R. dhe R.M. dyshohet se kanë kryer vjedhje të një marketi, një varëse floriri, të cilën ja kanë marrë nga qafa një shtetaseje dhe vjedhje banesash, për të cilat vijon puna për dokumentimin e tyre.”, jep detaje policia.