Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër arrestim pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar, prangoset 37-vjeçari në Shkodër për shfrytëzim prostitucioni


Prangoset një 37-vjeçar në Shkodër, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar. A.D është dënuar nga Gjykata e Apelit në Milano për shfytëzim prostitucioni dhe falsifikim pasaportash.

“Ky shtetas nga periudha 01.01.2012 deri 18.01.2014 në bashkëpunim me persona të tjerë ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë.

Gjithashtu, ky shtetas gjatë kohës së qëndrimit në Itali ka përdorur pasaporta të falsifikuara.

Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar me 6 vjet burg  për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim i pasaportave”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e 37-vjeçarit drejt Italisë”, jep detaje Policia e Shkodrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *