Alvin Kennard u burgos pa kusht për grabitje të shkallës së parë, kur ishte vetëm 22 vjeç në vitin 1983. Dhe dënimi që iu dha ishte i përjetshëm. Kjo pasi kishte vjedhur në një furrë buke 50 dollarë.
Tanimë plot 36 vjet më vonë, 58-vjeçari do të jetë përfundimisht i lirë pasi një gjykatës urdhëroi lirimin e tij, shkruan “The Guardian”.
Kennard ishte dënuar sipas një ligji të vjetër në Alabama dhe për shkak se ishte kapur dhe më parë për vjedhje, dënimi që iu dha në 1983-shin ishte i përjetshëm.
Miqtë dhe familja u hodhën në këmbë nga emocionet dhe nisën të festonin kur gjykatësi i dha lirinë Alvinit të mërkurën.
“Të gjithë ne po qanim”, tha mbesa e tij, Patricia Jones.
Kennard, i cili më parë ka punuar në zdrukthtari dhe ndërtim, i tha gjykatësit se dëshiron të punojë si marangoz.