Vendosni fjalën kyçe....

“As termometër nuk keni?!”, prindi denoncon kushtet në pediatrinë e QSUT-së (VIDEO)


 

Pediatria e QSUT-së duket se vuan mungesën e një termometri, të paktën kështu rezulton në videon e mëposhtme të realizuar nga një prind.

Videoja është publikuar nga ish-deputetja demokrate Albana Vokshi, ku tregohet një prind që pyet në recepsionin e pediatrisë për të paktën një termometër.  Për më tepër, videoja tregon radhët e gjata me prindër e fëmijët e tyre që qajnë, nën mundimin e një sërë sëmundjesh.

“Nje video sa nje mije fjale!”, kështu e komenton Vokshi këtë video. Ajo akuzon qeverinë e kryeministrit Edi Rama se vetëm ka bërë propagandë për sistemin shëndetësor në Shqipëri, por asnjë akt për të përmirësuar situatën në pediatri.

Sikurse tregohet në foto, radha ka arritur deri në pacientin numër 463.

“As termometer nuk keni?’.Kjo eshte pyetja e nje prindi te deshperuar, femija e te cilit eshte semure, por spitali nuk eshte i afte te perballoje dot nje fluks normal ne pediatri.

Video dhe fotot qe provojme rradhen, ku 100 femije presin te vizitohen ne kushte jo normale, rrezojne propaganden e Edi Rames, i cili po sorollatet neper spitale, i ndjekur vetem nga ERTV-ja e tij personale, ndersa mediat nuk lejohen te verifikojne asgje.

Por propaganda e Rames nuk ndihmon dot femijet e semure qe gjejne ne spital nje realitet krejt tjeter.

Ky eshte momenti qe Ministrja e Shendetesise te mos beje ciceronen e propagandes, por te marre mass urgjente per te normalizuar siuaten ne pediatri.

Femijet nuk kane pse paguajne per propaganden e peshtire te Edi Rames!”, shkruan Vokshi.

Për t’u treguar sa më transparent dhe i vërtetë në denoncimin e tij, qytetari i jep ish-deputetes emrin dhe numrin e tij të telefonit./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *