Vendosni fjalën kyçe....

Italiani gjendet pas 14 vjetësh në fund të liqenit, dyshimet bien mbi gruan shqiptare


Gjendet kufoma e dekompozuar e një italiani 59 vjeçar, të quajtur Rosario Tilotta, i zhdukur në vitin 2004.

Mediat italiane shkruajnë se të shtunën zhytësit gjetën në Liqenin Iseo mbetjet e një makine dhe një kufomë të mbyllur brenda. Autoritetet nisën menjëherë kërkimet për të zbuluar detajet mbi makinën dhe personin e pajetë.

Hetuesit më pas konfirmuan se trupi i përket 59-vjeçarit nga Bergamo. Targa po ashtu i korrespondonte makinës së Tilotta-s.

Por do të jenë kontrollet mjekësore që do të sqarojnë më mirë nëse kufoma i përket vërtet burrit që vdiq 14 vjet më parë apo një personi tjetër.

Pasi mësoi lajmin, i vëllai tha se Tilotta është vrarë për shkak të punëve të pista ku ishte përfshirë.

Rosario Tillota, i lindur në Tunisi, sipas të vëllait frekuentonte shpesh prostituta të cila ia sillte në shtëpi një shqiptar.

Madje sipas vëllai të tij Diego, ai dyshon se Roberto merrej edhe me drogë, dhe kur ka shitur pjesën e tij, ka marrë paratë dhe më pas është zhdukur.

Pak para se të zhdukej, Rosario ishte martuar me një shqiptare të quajtur Elva Kurti, 22 vitë më e re se ai.

Prokuroria dyshon pikërisht te gruaja, për shkak se asaj i janë dashur disa muaj përpara se të bënte denoncimin për zhdukjen e burrit të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *