Një video e kamerave të sigurisë ka kapur përplasjen fatale të një aeroplani ushtarak C-130 të Gardës Kombëtare Ajrore pranë Georgias, SHBA, të shtunën.
Të paktën pesë persona humbën jetën kur aeroplani që përdoret për transport ngarkesash ushtarake u rrëzua përgjatë një rruge pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Savannah, në Hilton Head.
Pronari i biznesit Scott Cohen i postoi pamjet e rrëzimit që ishte kapur në një kamera CCTV në llogarinë e tij në ‘Twitter’.