Disa turistë kanë kapur momentin e frikshëm kur një krokodil i ujërave të kripura nxitoi nga një lumë për të rrëmbyer gjahun e një peshkatari.
Ngjarja u kap nga një çift që po vizitonte ujërat ku qëndrojnë krokodilët në Parkun Kombëtar Kakadu, Australi.
Pavarësisht reputacionit të tij se është shtëpia e shumë prej kafshëve vdekjeprurëse, ky park është një vend peshkimi popullor, por i rrezikshëm për vendasit dhe turistët.