Me plot 250 mijë vida, artisti shqiptar Saimir Strati krijon portretin e Mustafa Kemal Ataturk në Turqi.
Për të vendosur këtë rekord të ri Stratit i janë dashur 40 ditë punë. Portreti është realizuar mbi një bord druri prej 15 mijë metrash katrorë.
Rekordi i ri i Guinnes i Stratit është regjistruar më 8 gusht. Puna e artistit shqiptar është pasqyruar edhe në mediet turke.
Ataturku ishte themeluesi i republikës së Turqisë, duke shërbyer si president i saj nga 1923 deri më 1938.