Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu premton të aneksojë vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu synon të aneksojë të gjitha vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar. Kështu u shpreh ai sot duke përsëritur një premtim zgjedhor të bërë pesë muaj më parë, por përsëri duke mos dhënë një afat kohor.

Vendbanimet janë një nga çështjet më të nxehta në konfliktin izraelito-palestinez. Palestinezët kanë shprehur frikën se Netanyahu mund të kundërshtojë konsensusin ndërkombëtar dhe të ecë përpara me aneksim, duke patur me shumë mundësi mbështetje  nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, një nga aleatët e tij të ngushtë.

 “Me ndihmën e Zotit ne do të zgjerojmë sovranitetin e hebrenjve në të gjitha vendbanimet si pjesë e tokës së Izraelit, si pjesë e shtetit të Izraelit”, tha sot Netanyahu gjatë fjalimit të tij në vendbanimin Elkana, që gjendet në Bregun Perëndimor, siç shkruan “Reuters”.

Megjithatë, ai nuk tregoi se nuk do të ndodhë aneksimi i këtyre vendbanimeve.

“Kjo është toka jonë. Ne do të ndërtojmë një Elkana tjetër dhe një tjetër”, shtoi Netanyahu.

Izraeli pritet të mbajë zgjedhje të reja parlamentare më 17 shtator. Premtimet për aneksim vijnë në kohën kur Netanyahu dhe partia e tij, Likud po kërkojnë mbështetjen e votuesve të partive të së djathtës ekstreme, të cilët kundërshtojnë dorëzimin e tokës te palestinezët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *