Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku ngel në ashensor, shpëtohet nga zjarrfikësit


Papa Françesku është vonuar për meshën e tij të përjavshme në sheshin e Shën Pjetrit, pasi kishte ngecur në një ashensor në Vatikan.

Siç shkruan “BBC“, papa 83-vjeçar kishte mbetur në ashensor për 25 minuta për shkak të një ndërprerje të energjisë elektrike dhe është shpëtuar nga zjarrfikësit.

“Më duhet të kërkoj falje që jam vonë”, tha Papa i buzëqeshur në fillim të fjalimit të tij në Angelus.

Ai më pas i kërkoi turmës të duartrokisnin për zjarrfikësit.

“Faleminderit zjarrfikësve, unë i falënderoj shumë pas 5 minutash punë ata arritën ta fillojnë atë përsëri”, tha ai.

Rrjetet televizive në Itali që transmetuan lutjen live ishin tepër të shqetësuar se vonesa e paparë mund të ketë qenë për shkaqe shëndetësore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *