Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit në Hong Kong targetojnë aeroportin, bllokojnë rrugët


Mijëra protestues kanë bllokuar sot rrugët dhe lidhjet e transportit publik me aeroportin e Hong Kongut në një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e botës për luftën e tyre për demokraci, në qytetin e drejtuar nga qeveria kineze që po përballet me krizën më të madhe politike në dekada.

Avionët po zbrisnin dhe po zbarkonin me vonesa, por udhëtimet me tren drejt aeroportit të pakalueshëm u pezulluan.

Kjo pasi protestuesit ngritën barrikada dhe përmbysën karrocat pranë aeroportit.

Disa pasagjerë u detyruan të ecnin në pjesën e fundit të rrugës më këmbë, duke tërhequr bagazhet e tyre.

Siç shkruan “Reuters” stacioni i metrosë në Tung Chung u mbyll kur demonstruesit shkatërruan kamerat e sigurisë dhe llambat me shufra metalike.

 Policia hyri brenda metrosë dhe bëri disa arrestime. “Nëse ne dëmtojmë aeroportin, më shumë të huaj do të lexojnë lajmet për Hong Kongun”, citon “Reuters” një protestuesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *