Vendosni fjalën kyçe....

Reagon Arbjan Mazniku: Fusha ma pagoi hotelin meqenëse së bashku fituam një çmim


“Fusha ma pagoi hotelin meqenëse së bashku fituam një çmim”, kjo është përgjigja e përmbledhur që jep nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, lidhur me skandalin e pagesës së biletës së hotelit në Barcelonë, plot 1816 euro.

Meqë “Fusha shpk” dhe Bashkia e Tiranës paskëshin fituar një çmim në Barcelonë, i bie që sipas “logjikës” së Maznikut, kjo pagesë është e përligjur, edhe pse ligji e ndalon.

I pyetur nga “Zëri i Amerikës” bashkia tha se zoti Mazniku udhëtoi bashkë me përfaqësues të firmës për të marrë në Spanjë një çmim të përbashkët.

Pra, pagesa bërë për nënkryetarin Mazniku nga vetë Shkëlqim Fusha pranohet zyrtarisht, madje shërbehet për publikun edhe fabula: Sheshi Skënderbej fitoi çmimin e parë dhe meqë kontraktor është Shkëlqim Fusha, mori përsipër pagesën që të mos shpenzoheshin fondet e “shenjta” të bashkisë.

 “Në datat 19 – 20 qershor 2018 në Barcelonë u mbajt ceremonia e dhënies së çmimeve “European Prize for Urban Public Space 2018’, ku sheshi “Skënderbej” fitoi Çmimin e parë, thuhet në reagimin e bashkisë së Tiranës për “Zërin e Amerikës”.

“Ky çmim i shkoi Arkitektit ‘54N4E’/Kompanisë Zbatuese “Fusha” dhe Kontraktorit – Bashkia Tiranë. Me rastin e marrjes së këtij Çmimi prestigjoz, një grup nga Shqipëria udhëtoi për në Barcelonë për të marrë pjesë në ceremoni dhe për të tërhequr çmimin. Kompania “Fusha” mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, kësisoj duke mos shpenzuar fonde të Bashkisë së Tiranës për një çmim që i jepej si bashkisë edhe kontraktorit për realizimin, thuhet më tej në shpjegimet e bashkisë së Tiranës.

Autorizimi i pagesës nga Shkëlqim Fusha për Arbjan Maznikun

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *