Vendosni fjalën kyçe....

Shembet barriera, 25 të plagosur në festivalin muzikor në Seatle (VIDEO)


Dhjetëra njerëz kanë mbetur të plagosur pasi një barrikadë skenike u shemb gjatë një shfaqjeje në një festival muzikor në Seattle.

Sikurse shkruan “ABC News”, rreth 25 persona u u dërguan në spital pasi barrikada e çeliktë 1 metër e lartë u rrëzua të shtunën mbrëma në Qendrën e Seattle.

Në atë kohë interpretonte artisti elektronik i muzikës Jai Wolf.

Katër prej të lënduarve u mbajtën në spital ndërsa të tjerët  që ishin lënduar më lehtë u kthyen në shtëpitë e tyre.

Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve, David Cuerpo tha se turma e përbërë prej rreth 3,000 njerëz po shtyhej drejt barrierës, duke bërë që ajo të binte. Wolf anuloi pjesën tjetër të shfaqjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *