Një adoleshent serb ka mbetur i plagosur pas një përleshjeje me një grup të rinjsh shqiptarë.
Përleshja mes grupit shqiptar dhe serbëve ka ndodhur në Urën e Ibrit në Mitrovicë, siç raportojnë mediat në Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës.
“Përleshja ka ndodhur në hyrje të Urës së Ibrit . Sipas dëshmitareve i riu serb kanë qenë i ngatërruar me disa të rinj shqiptarë. Këta kanë përdorur mjete të mprehta dhe e kanë goditë të riun dhe më pas kanë ikur në drejtim të jugut”, ka thënë Hoti për Insajderin.
Hoti tha gjithashtu se hetuesit janë duke kërkuar pamjet nga vendi i ngjarjes për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Fatmirësisht i lënduari 17-vjeçar, është jashtë rrezikut për jetën.