Vendosni fjalën kyçe....

Sulm ajror në Jemen, Kryqi i Kuq: Kanë humbur jetën 100 njerëz


Të paktën 100 njerëz kanë humbur jetën pas një sulmi ajror në një burg në Jemen. Siç shkruan “RT”, sipas një zyrtari të Kryqit të Kuq, ky është sulmi më vdekjeprurës në Jemen për këtë vit.

Sulmet ajrore goditën sot qendrën e paraburgimit të vendosur në një ndërtesë kolegji në jug-perëndim të vendit.

Koalicioni i udhëhequr nga Sauid, i cili ka zhvilluar një fushatë ajrore kundër Houthis për katër vjet tani, pretendon se ka në shënjestër një strukturë ushtarake Houthi madje thotë se këtë po e bën “në përputhje me ligjin humanitar ndërkombëtar”.

“Ne vlerësojmë se mbi 100 njerëz u vranë”, tha kreu i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Jemen, Franz Rauchenstein.

 Rauchenstein shtoi se ekipet e shpëtimit po kërkonin nëpër rrënoja për të mbijetuarit, por shanset që poshtë tyre të gjenden njerëz që jetojnë janë shumë të ulëta.

Sauditët janë përballur me kritika të ashpra ndërkombëtare për fushatën e tyre ajrore, pasi kanë përdorur dhe aeroplanët e luftës për të targetuar civilë.

Rreth 40 civilë u vranë në sulmet në qytetin portual të Adenit muajin e kaluar, ndërsa një vit më parë, avionët sauditë bombarduan një autobus shkolle, duke vrarë të paktën 40 fëmijë, të gjithë nën moshën 15 vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *