Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Veliaj po mashtron, 80 % e Tiranës pa ujë. Kujt ia ka dhënë tenderat e UKT-së (Lista)


“Dhjetra lagje në Kryeqytet ankohen se nuk furnizohen me ujë prej javësh, lagje të tëra uji mungon mbi 20 orë në ditë, ndërsa faturat e ujit u shumëfishuan për të justifikuar vjedhjen galopante në Ujësjellësin Tiranë.

Problemi i mungesës së ujit nuk është vetëm në periferi, por edhe në qendër të Tiranës. Denoncimet vijnë, jo vetëm nga Yzberishti, Astiri, Ali Demi, Lapraka, Uzina e Autotraktorëve, por edhe nga rruga ”Sami Frashëri”, zona e “Myslym Shyrit”, zona e Bllokut etj. Nuk mjafton kjo, por qytetarët ankohen se uji vjen i ndotur në rubineta në rrezik shpërthimi epidemish.”, deklaron këtë të shtunë, ish-deputetja demokrate Albana Vokshi.

Vokshi solli në kujtesë edhe deklaratat e kryebashkiakut Veliaj, i cili theksonte se nën menaxhimin e tij furnizimi me ujë është rritur në Tiranë.

“Është ERRU, institucion i pavarur, që në Raportet e Përformancës vjetore për ujësjellësit hedh poshtë këto mashtrime të kryebashkiakut. Siç edhe duket nga grafiku që shihni në ekran, Erjon Veliaj e mori Ujësjellës-Kanalizime Tiranë me gati 11 orë furnizim ujë në ditë dhe sot, 4 vjet pasi u ul në karriken e kryebashkiakut dhe 2 vjet pasi rriti çmimin e ujit, kohëzgjatja e furnizimit me ujë është e përkeqësuar.”, komenton Vokshi.

Sipas Vokshit 486 punonjës u pushuan në fund të 2015 për arsye politike dhe u zëvendësuan me militantë të PS-së.

“Bazuar në Raportin e Performancës 2018” të ERRU, Ujësjellësi ka një fitim rreth 11.5 mln Euro në 2018. Pra, sot tiranasit paguajnë shumë herë më shtrenjtë ujin, por as investime nuk ka e as ujë nuk ka.

Ku shkojnë ato? Pse nuk investohen?

Erion Veliajt, nuk investon për përmirësimin e rrjetit të furnizimin me ujë të kryeqytetit, sepse i duhen për t’ia dhënë miqve e sponsorëve.

Që nga gushti 2015, UKT ka zhvilluar:

– 374 tendera, vlera total e prokuruar 68 mln euro (muajt para votimeve monniste të 30 qershorit shënojnë bumin e tenderimeve).

– 100 tendera (27%) pa garë ose me negociim pa shpallje.

– nëse do të zbatohej ligji dhe do të fitonte oferta më e ulët, vlera që do të kursehej është: 3,6 mln euro (5,3 % e vlerës totale të prokuruar).

– 88 tendera (23,5%) ose më shumë se 20 mln Euro kanë shkuar për shpenzime luksi të zyrtarëve/shpërdorime (29,2 % e vlerës totale të prokuruar). Midis shpenzimeve gjen edhe 14 mijë euro bileta dhe hotel në Miami, apo 7500 euro për një udhëtim në Kinë.

– 6 herë më shtrenjtë e paguan shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike Erjon Veliaj se sa në 2015 kohë që drejtohej nga z. Basha. Nga 957 milion që ishte në 2015 (për 1 vit), sot Veliaj e tenderon 6 miliard në 2019. Nga 15 tendera, 11 janë pa garë. Vlera të total është rreth 14 mln Euro.”, ka listuar Vokshi.

Dhe në këto tendera, rezultojnë sipas Vokshit, të njëjtat kompani të përmendura shpesh për publikun.

“Po kujt i shkojnë paratë që paguajnë qytetarët? Kush i merr tenderat e Tiranës? Nga Shkëlqim Fusha që është i preferuari i Erjon Velisë, me 11 tendera në një vlerë 6.5 mln Euro (1.7 mln e ka marrë veç pak ditë më parë për Bovillën), te Safet Gjici, i emëruari i Ramës në Kukës, të cilit i shkon pjesa e luanit në tenderat e shërbimit të sigurisë.

Lista vijon me Armand Frangun, baxhanakun e Kryeministrit;  Agron Papuli, miku dhe sponsori i Edi Ramës; Ilir Beqaj me miqtë e “Fastech”-ut; Afrim Qendron, ish-drejtori i Rrugëve i shkarkuar për skandalin me tenderimin e projektit të Astirit; Gentian Sula dhe familjarët e tij. 850 mijë Euro i ka dhënë Erjon Veliaj për të siguruar ujë 24 orë për apartamentin e tij në kompleksin te Kodra e Diellit, ku jeton edhe pse pjesa tjetër e Tiranës vuan për pak minuta ujë në rubinetat e tyre.”, denoncon Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *