Vendosni fjalën kyçe....

“A do ta shkarkoni Ilir Metën?”- Balla: Është njëlloj si të pyesësh a do e respektoni ligjin


Do t’i shkojnë deri në fund luftës për të shkarkuar presidentin e republikës Ilir Meta. Kjo është përgjigja e Taulant Ballës në studion e “News24”.

Sipas tij pyetja e gazetares nëse do ta shkarkojnë është analoge me pyetjen “A do ta respektoni ligjin?”, përgjigja për të cilën është gjithnjë “Po”.

“Kjo është njëlloj që të pyesësh a do e respektoni ligjin apo jo dhe qasja jonë ka qenë gjithnjë respektimi i ligjit dhe qasja jonë në PS është të gjithë të barabartë para ligjit.

Në rastin e zotit Ilir Meta nuk ka asnjë dyshim që presidenti aktual i republikës në marrëdhënie me kuvendin, kujtoj këtu dekretet e dy ministrave, kujtoj ushtrimin e padrejtë të disa dekreteve apo zhdekretimin që është një term i ri juridik i instaluar nga Ilir Meta, janë sot subjekt i një hetimi parlamentar.

Komisioni nuk duhet të ndikohet nga vendimet politike por duhet të bëjë një hetim juridik.

Unë jam i bindur që Ilir Meta jo vetëm ka shkelur kushtetutën por ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë institucion si president.”, komentoi Balla.

Më herët në media qarkulloi informacioni se komisioni parlamentar hetimor për shkarkimin e presidentit do të mblidhet.

Sipas detajeve komisioni do të mblidhet nesër, në orën 12:00. Me sa duket, përveç luftës për të rrëzuar dekretet e Metës në Kuvend, Rama dhe maxhoranca e tij do kërkojë edhe shkarkimin, megjithëse ligjërisht e ka të pamundur për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri Rama bashkë me deputetët e tij u kthehen sot seancave plenare në Kuvend, ndërsa opozita vazhdon bojkotin. Në plan, gjatë shtatorit, përveç luftës për shkarkimin e Metës është edhe rrëzimi i dekreteve që presidenti Ilir Meta i ka kthyer mbrapsht maxhorancës.

Nga ana tjetër Meta ka dekretuar zgjedhjet vendore më 13 tetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *