Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet me makinë, Kevin Hart merr plagë të rënda në shpinë


Komediani Kevin Hart ka pësuar një aksident me makinë, ku ka mbetur i plagosur me plagë të rënda në shpinë.

CNN” shkruan se Hart po udhëtonte me makinë sëbashku me dy persona të tjerë, kur automjeti i tyre doli nga rruga dhe u rrokullis në një argjinaturë.

Dy nga tre personat që ndodheshin në mjet u bllokuan brenda tij. Hart u largua për të marrë ndihmë mjekësore në spitlin më të afërt.

Ai dhe shoferi i quajtur Jared Black, kishin marrë “plagë të rënda në shpinë”. Zyrtarët e patrullës përcaktuan se Black nuk ishte nën ndikimin e alkoolit në kohën e përplasjes.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së djelës. Disa orë para incidentit, aktori kishte postuar në Instagram një video me makinën ngjyrë blu, ku personi prapa kameras i thotë me shaka  që të “qetësohet” sepse po bën shumë zhurmë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *