Vendosni fjalën kyçe....

Cilat janë 10 aktoret më të paguara për vitin 2019


Kohët e fundit, revista “Forbes” publikoi listën e saj për vitin 2019 të aktoreve më të paguara. Scarlett Johansson kryeson listën me 56 milion dollarë. Në listë janë edhe nëntë aktore të tjera, përfshirë Nicole Kidman, Jennifer Aniston, Reese Witherspoon dhe Charlize Theron.

Johansson pasohet nga aktorja kolumbiano-amerikane Sofia Vergara (44.1 milion dollarë) dhe Reese Witherspoon (35 milion dollarë). Nicole Kidman, Jennifer Aniston dhe Charlize Theron fituan përkatësisht 34 milionë, 28 milionë dollarë dhe 23 milionë dollarë.

Dhjetë aktoret me pagë më të larta në botë fituan një 314.6 milion dollarë mes 1 qershorit 2018 dhe 1 qershorit 2019, thotë Forbes, duke shtuar se të gjitha shifrat janë paraprake dhe bazohen në të dhëna nga Nielsen, ComScore, Box Office Mojo dhe IMDB, si dhe intervista me persona të brendshëm të industrisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *