Vendosni fjalën kyçe....

Ditë e veçantë për Haradinajn, djali i madh nis gjimnazin (FOTO)


Sot nis viti i ri shkollor 2019-2020 në Kosovë dhe për kryeministrin e dorëhequr Ramush Haradinaj, kjo është një ditë e veçantë si për shumë prindër të tjerë, pasi djali i tij i parë nis gjimnazin.

Ramush dhe Anita Haradinaj e kanë shoqëruar Gjinin në shkollë.

“Në ditën e parë të shkollës për këtë vit, krah Gjinit, i cili po e nisë një etapë të re të edukimit në Gjimnazin ‘Loyola’. Kemi shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në planprograme dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve europiane. Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve si bashkëudhëtarë në rrugën e dijes. Gjinit dhe të gjithë nxënësve kudo në Kosovë u priftë e mbara në këtë vit të ri shkollor”, shkruan Haradinaj.

Anita nga ana tjetër përveçse se i uron të gjithëve një vit të suksesshëm, ka edhe një mesazh të personalizuar për djalin të cilin e quan Nanush. Ajo thotë se do jetë aty edhe kur i biri nuk dëshiron.

“Sot filloi viti i ri shkollor! Urime nxenes, ju prift e mbara! E Gjini sot mori epitetin “gjimnazist”, sot nisi nje kapitull i ri! Urime Nanush, do te jem aty edhe kur ti nuk don’, shkruan Anita.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *