Vendosni fjalën kyçe....

Fyeu personat me sindromën down, protestë para parlamentit kundër Myslim Murrizit


Dhjetëra anëtarë të shoqatës ‘Down Syndrome Albania’ e qytetarë po zhvillojnë një protestë para sharjes që Murrizi i bëri një ndjekësi në faqen e tij në Facebook pas debatit duke e quajtur ‘down’.

Ata bëjnë thirrje që Murrizi të largohet nga posti që mban si zv.kryetar i Kuvendit dhe si deputet duke kërkuar ndihmën e deputetëve dhe politikanëve që kanë të afërm me aftësi të kufizuar.

“Ne kërkojmë dorëheqjen ose përjashtimin e z.Murrizi nga posti i zv.kryetarit te parlamentit dhe i deputetit. Sot, ne presim mbështetjen dhe reagimin e atyre deputetëve e politikanëve që kanë fëmijë, motra e vëllezër apo të afërm me aftësi të kufizuara. Sot zhvishuni dhe ju nga stigma dhe qëndroni në mbrojtje të dinjitetit”, thuhet në reagimin e ‘Down Syndrome Albania’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *